E mërkurë, 24 prill 2024
  • Përmes fotografive: Tokio gjatë natës

    Liam Wong është një dizajner grafik dhe i video lojërave që është bërë fotograf dhe përmes fotografive ka sjellë botën e natës së kryeqytetit të Japonisë, Tokios.

    Fotografitë e Wong përshkruhen nga puna e tij si një projektues i lojërave dhe disa nga teknikat e tij të softuerit, duke krijuar një vizion të qytetit jashtë botës.

    “Dua të marr momente reale dhe t’i shndërroj ato në diçka surrealiste, për ta bërë shikuesin të vërë në dyshim realitetin e përshkruar në secilën fotografi”, thotë Wong.

    Wong u rrit në Edinburgh, duke luajtur video lojëra para se të studiojë artin në Universitetin Abertay në Dundee, ku ai dizajnoi lojën e tij të parë në 2009 me disa miq.

    Disa vjet më vonë, ndërsa punonte në lojën Far Cry 4 në shtëpinë e softuerit Ubisoft, ai zhvilloi një interes për fotografinë ndërsa udhëtoi në ngjarje të ndryshme.

    “Unë u magjepsa nga ndërtesat, format, kompozicionet dhe simetria dhe vizitat e mia fillestare në Londër dhe Paris më bënë më të vetëdijshëm se si secili qytet ka një ndjenjë të ndryshme, shpesh diktuar nga arkitektura”, thotë Wong.

    Përpara vizitës së tij të parë në Japoni në 2014, Wong bleu një aparat fotografik të ri dhe planifikoi të eksploronte qytetin. Por ishte viti tjetër kur ai u gjend në Tokio gjatë shiut.

    “Qyteti erdhi në jetë”, thotë Wong.

1 / 8