E enjte, 25 prill 2024
  • Brenda shtëpisë miliona dollarëshe të Jennifer Aniston, pamja të lë pa fjalë

    Jennifer Aniston jeton në një rezidencë 21 milionë dollarëshe në Bel Air, të cilën e bleu në vitin 2011. Një shtëpi ëndërr apo jo?

    Shtëpia e yllit të Hollywood-it ka plot 8500 metra katrorë, përfshirë këtu një dollap masiv, një tualet që të fal relaks dhe qetësi dhe sigurisht një pamje të jashtëzakonshme nga qyteti dhe oqeani.

    Aktorja hapi faqen e saj në Instagram tre muaj më parë (dhe vlen të theksohet që theu rrjetin duke numëruar sot 25 milionë ndjekës) për të na treguar edhe si duket shtëpia e saj, e cila ka katër dhoma gjumi, gjashtë tualete, një bodrum vere, një pishinë dhe shtrihet pothuajse në 2 hektarë tokë.

    Aniston ka ndarë vazhdimisht me fansat momente dhe copëza nga shtëpia dhe postimi i fundit ka qenë nga tualeti i saj i preferuar pas ndarjes së çmimeve SAG.

    Ajo ka postuar foto me fustanin, me të cilin u paraqit në tapetin e kuq (një realizim nga Dior, i preferuari i aktores). Gjithashtu ka shpërndarë edhe një foto të sandaleve të vendosura pranë vaskës prej mermeri duke treguar kështu edhe triumfin e merituar pasi u shpall “Aktorja më e mirë për serialet Dramë”.

1 / 6