E enjte, 28 mars 2024
  • Majmuni rrëmben këlyshin e luanit, duket si film… por finalja është tragjike

    Njëlloj si në filmin e animuar “Mbreti luan”, mirëpo në këtë rast nuk bëhet fjalë për fantashkencë, por për realitet.

    Pamjet që shikoni në fotogaleri vijnë nga Kruger National Park, parku zoologjik safari në Afrikën e Jugut, ku në të shihet një këlysh luani i rrëmbyer nga një majmun babuin.

    Pamjet ku këlyshi i luanit mbahet nga majmuni, kujtojnë shumë filmin e Disney, ku Simba tregohej me krenari nga Rafiki, babuini i mençur, përpara kafshëve të savanës, pas lindjes së tij.

    Mirëpo në këtë rast fundi është tragjik, shpjegon drejtori i kopshtit zoolgjik, Kurt Schultz.

    Kjo pasi këlyshi i luanit nuk mbijeton dot larg nënës dhe paso u fotografua fundjavën e lënë pas babuini u zhduk nëpër shkurre bashkë me prenë e tij. 

1 / 10