E enjte, 25 prill 2024
  • Ku shkon pa rrip? Zbuloni trendin më të ri i cili i ka fiksuar të gjithë

    Kur ështe fjala për sezonin e ri,një rrip është më shumë se një rrip.

    Rripi është aksesori që bëri bujë që në vitet e hershme por më shumë në vitin 2006 kur dolën versionet me gjemba apo me shkëlqim në versionet gold, platin apo me gurë.

    Këtij aksesori nuk i shpëtuan as të famshmit të cilët nuk iu ndanë dhe sillnin trendin në videoklipe të ndryshme e ndërsa sot rripi është rikthyer në versione pak më të thjeshta.

    Në ngjyrë të zezë, metalike apo nude rripi shihet si aksesor mjaft i lehtë. Ky aksesor që më parë përdorej për pantallonat tashmë përdoret edhe në pjesën e belit për të thyer një ngjyrë veshjesh apo për të theksuar pjesën më të hijshme të një gruaje.

    Disa e quajnë si një aksesor të funksionit, të cilin mund ta heqësh apo ta vendosësh pa sjellë asnjë problem.

    Në galeri do të gjeni disa ide origjinale si mund ta vendosni rripin në fustane, bluza apo pantallona.

1 / 5