E enjte, 28 mars 2024
  • Brenda rezidencës luksoze të Pharrell Williams, e cila kap vlerën 30 milionë dollarë

    Pharrell Williams ka blerë një rezidencë të re në Miami, e cila kushton 30 milionë dollarë. Ylli është zhvendosur në pronën luksoze të bregdetit gjatë izolimit dhe është më se e mjaftueshme për ta bërë atë “të lumtur”.

    47-vjeçari është pronar i pronës që ndodhet në Coral Gables, Florida. Pasuria prej 17.025 katrorësh ka 3.3 hektarë, nëntë dhoma gjumi, 12 banjo dhe 35 metra pishinë mahnitëse, më shumë se e mjaftueshme për gruan e tij Helen Lasichanh, 39 vjeç dhe djalin 11-vjeçar Rocket.

    Prona shumë milionëshe përfshin një bodrum vere që mban deri në 2,000 shishe, një bibliotekë, një bar të stilit pub, dhe  nëse ai ndihet i lodhur një ashensor që udhëton midis kateve.

    Dhomat e katit të dytë vijnë të gjitha me ballkone te bollshme që kanë pamje nga pishina në oborrin e shtëpisë. Dekoruar me të njëjtën ngjyrë natyrale në të gjitha, dhomat e gjumit kanë ballkone të mëdha me pamje të mrekullueshme të ujit dhe palmave. 

1 / 12