E enjte, 18 prill 2024
  • Ngjyra me efekt qetësues që do të dominojë këtë vit

    E njohur si ngjyra e cila ka efekt qetësues në psiken tuaj, e kaltra klasike sjell ndjenjën e qetësisë dhe relaksimit dhe kontribuon që më lehtë t’i përmbledhim mendimet, gjë që është posaçërisht e rëndësishme në kohën kur jemi të ngarkuar me ndikimin e teknologjisë në të gjitha sferat e jetës

    “Jetojmë në kohën e cila kërkon besim dhe autoritet. Pra, e kaltra klasike është lloj i qëndrueshmërisë dhe besimit e cila është dëshmuar nëpërmjet ngjyrës PANTONE 19-4052 Classic Blue, ngjyrë të besueshme në të cilën gjithmonë mund të mbështetemi”, shpjegon Leatrice Eisman, drejtore ekzekutive e Institutit Pantone Color.

    E kaltra nuk është rastësisht e zgjedhur këtë vit kur po kalojmë në dekadën e re, sepse thekson dëshirën tonë për bazë të qëndrueshme dhe të sigurt në të cilën e ndërtojmë të ardhmen. Nëse vendosni që enterierin tuaj ta fisnikëroni me këtë ngjyrë të këndshme, mund ta bëni në shumë mënyra.

1 / 7