E premte, 19 prill 2024
  • Sheikët në krizë? Çfarë po ndodh me super qytetin me hënë artificiale në Arabinë Saudite

    Ndërtimi i një prej projekteve më ambicioze të Arabisë Saudite po vonohet për shkak të rënies së çmimit të naftës dhe koronavirusit që goditi tokën e princave e të miliarderëve.

    Kjo qendër e nivelit të lartë teknologjik pritej që të përfundonte në vitin 2025 dhe do të ishte shtëpia e njerëzve.

    Kompleksi i ndërtesave dhe pallateve të pasura të stilit maroken është planifikuar të përfshijë një pistë helikopterësh, një marine, një kurs golfi dhe të ndriçohet nga një hënë artificiale gjigande.

    Por rënia e çmimeve të naftës dhe një rënie ekonomike e udhëhequr nga koronavirusi detyruan qeverinë Saudite të vendosë masa shtrënguese javën e kaluar, duke vënë në rrezik projektin 400 miliard paund.

2 / 5