E enjte, 28 mars 2024
  • Çmendet moti në Siberi, vendi kalon direkt nga dimri i acartë në verë përvëluese

    Rajoni perëndimor i Siberisë është përfshirë nga një valë të nxehti, teksa banorët thonë se moti ka “harruar” pranverën, duke kaluar nga dimri i acartë në verën përcëlluese. Temperaturat raportohet se kanë arritur në 41C gradë në kodrat e malit Altai dhe në shumë rajone janë thyer rekordet e muajit maj.

    Shumë nga banorët kanë dalë për banjë në lumenj e liqene, gjatë temperaturave që ngjajnë më shumë me Arabinë Saudite sesa atë që është në fakt, një nga vendet më të ftohta të banuara në tokë.

    Në disa nga pasojat e motit të frikshëm sivjet, akulli i portit Arktik të Dudinka në lumin Yenisei River, ka nisur të shkrihet një muaj para kohës së zakonshme të fillimit të qershorit.

    Një numër i pazakontë zjarresh kanë nisur në Siberi, me qindra shtëpi dhe rreth dy milionë hektarë të shkatërruara vetëm në prill. Shihni fotot befasuese.

1 / 9