E enjte, 28 mars 2024
  • Ka 775 dhoma, pamjet fantastike brenda Pallatit Mbretëror në Angli

    Familja mbretërore e Britanisë së Madhe është ndër më të komentuarat dhe të dashurat në radhët e mbretërive botërore, ndaj edhe lajmet rreth stilit të jetesës së anëtarëve të Pallatit të Buckingham zgjojnë gjithmonë kërshëri tek publiku

    Si një ndër ndërtesat më të njohura në botë, por që shumë prej nesh kanë parë në fotografi apo qoftë edhe nga afër vetëm pjesën e jashtme të Pallatit ku jeton mbretëresha Elisabeth dhe familjarët e saj, së fundmi janë ofruar disa pamje mbresëlënëse nga brendësia e pronës prej 775 dhomash.

    Ndërsa herë pas herë janë ofruar disa sektore të Pallatit për t’u vizituar nga publiku i thjeshtë, pamje zyrtare të këndeve të ndryshme të Buckingham nuk janë ofruar kurrë më parë.

1 / 12