E martë, 16 prill 2024
  • E pazakontë! Çifti shndërron autobusin e vjetër në një super shtëpi luksoze

    Një çift gjeti mënyrën e përsosur për të kombinuar dëshirën e tyre për aventura dhe për të patur një shtëpi të tyren.  

    Udhëtimi i tyre aventuresk filloi në Florida, ku çifti bleu një autobus të vjetër shkollor. Pas shumë mundimesh, rimodelimesh, ata e shndërruan automjetin e vjetër në një shtëpi të bukur me rrota.

    Pavarësisht vështirësive që hasën gjatë peruiudhës së ndërtimit, ata nuk hoqën dorë sepse ishin të vendosur për të krijuar shtëpinë e tyre të ëndrrave.

    Ndërtimi i kësaj shtëpie brenda një autobuzi, i mori çiftit një vit e gjysmë kohë. Ata kanë krijuar një shtëpi lëvizëse e cila është dhe shumë ekonomike. Instaluan panele diellore të cilat i kursejnë shumë energji dhe para.

    Tani ata kanë gjithçka që i nevojitet në shtëpinë e tyre. Ajo ka një kuzhinë mjaft të bukur , dhomë gjumi, tualet dhe një dhomë ndenjeje. Çdo gjë shumë funksionale.

2 / 9