E shtunë, 20 prill 2024
  • Të rinjtë britanikë nuk i ndal Covid, festë dhe zhurmë në qytet

    Rinia britanike ka shijuar një tjetër natë mes alkoolit dhe thyerjes së masave anti-Covid në Manchester, me gjithë rregullat e reja të izolimit që po merren nga qeveria.

    Mijëra të rinj të socializuar me njëri-tjetrin, por jo të distancuar sipas rregullave të reja kanë festuar në lokalet dhe pub-et kryesore deri në orët e para të mëngjesit.

    Fotot janë shkrepur në Manchester dhe Blackpool dhe tregojnë se jeta e natës është kthyer si në normalitetin para pandemisë.

    Bethany Harrison, nga Salford tha se kufizimet nuk do ta ndalojnë atë të dalë për të festuar ditëlindjen e saj të 22-të.

    "Qeveria po na thotë të dalim dhe të shpenzojmë para, kështu që unë këtë jam duke bërë. Rregullat e fundit nuk do të ndikojnë tek unë”, u shpreh ajo për mediat britanike.

1 / 6