E enjte, 18 prill 2024
  • Garueset e “Miss Meksika” paraqesin veshjet interesante tradicionale për konkursin e vitit 2020

    Edhe pse industria e modës po evoluon kaq shpejt dhe ka një trend të ri çdo javë, ka disa gjëra që nuk dalin kurrë nga moda. Shembull i tillë janë veshjet tradicionale.

    “Miss Meksika” kohët e fundit postoi një koleksion me fotografi të garueseve të tyre në vitin 2020, të gjitha të veshura me veshje tradicionale të bëra nga stilistët.

    Fotot janë absolutisht mahnitëse dhe fituan shumë popullaritet në internet.

    Fotot janë bërë në ambiente të shkëlqyera, në vend se në një studio, por garueset dhe kostumet janë ato që e bëjnë të gjithë fotografinë të duket e mrekullueshme.

    Finalja e Madhe e “Miss Meksikës” është planifikuar të zhvillohet në 31 Tetor dhe në galeri mund të gjeni fotot e garueseve në veshje tradicionale meksikane.

1 / 14