E enjte, 28 mars 2024
  • Shtëpia-urë mbi malin kanadez

    E rrethuar me mal në provincën kanadeze Ontario shtëpia unike “Bridgehouse”, paraqet zgjidhje inovative për jetë në kontakt me natyrën. Në mënyrë përshkruese quhet shtëpi-urë, ajo shtrihet përtej një kanali dhe lidh dy anët e një lugine të mbuluar me pemë.

    Shtëpia vijëdrejtë, 38 metra e gjatë ka hyrje nga të dy anët e saj. Streha e saj e parë njëherësh shërben edhe si shkallë të cilat lidhin nivelin kryesor të shtëpisë me tarracën e madhe të kulmit.

    Materiali kryesor nga i cili është bërë shtëpia janë trarët e laminuar të ngjitur, të cilët lëvizën kufijtë e qëndrueshmërisë së drurit dhe lejuan “urën” shtrihet 18 metra mbi grykë. Brendësia e hapur përfshin mbi 220 metra katrorë. Dhoma e madhe e ditës është vendosur pesë metra mbi tokë, në vend të përsosur për vëzhgim të natyrës.

    Dizajnin e shtëpisë e ka mundësuar fasada qendrore e kthyer nga liqeni e cila përmban edhe 12 metra të gjata dyert rrëshqitëse të cilat e shndërrojnë dhomën e ndenjës në vëzhgimore.

1 / 6