E shtunë, 08 maj 2021
  • Dy vogëlushët që rikrijuan fotografitë e çiftit Obama janë yjet më të ri në internet

    Një postim në Instagram që u shpërnda nga ish-Zonja e Parë e SHBA-së, Michelle Obama, po e bën namin në krejt rrjetet sociale.

    Kjo fotografi përfshin dy fëmijë – Ryleigh dhe Zayden – të cilët kanë rikrijuar veshjet dhe fotografinë e çiftit Obama gjatë inaugurimit të Joe Biden.

    Një gjë e tillë e ka emocionuar ish-Zonjën e Parë e cila ka shpërndarë fotografinë e tyre.

    “Ryleigh & Zayden, e keni realizuar mrekullueshëm”, ka shkruar ajo në Twitter ku edhe ka bashkangjitur fotografitë fort të lezetshme të këtyre dy vogëlushëve.

    Vogëlushët me stil janë modeli katërvjeçar Ryleigh Madison Hampton dhe shoqja e tij e ngushtë, po ashtu katërvjeçare, Zayden Lowe.

    Tezja e Ryleigh ka thënë se ata janë inspiruar nga pamja e çiftit Obama.

    “Na ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë pamja e çiftit Obama në ditën e inaugurimit të Joe Biden. Ne jemi shumë të lumtur që kemi arritur të rikrijojmë një look kaq ikonik. Ne jemi po ashtu të lumtur që Michelle dhe Barack Obama janë shembuj kaq të mrekullueshëm për t’u ndjekur nga Zayden dhe Ryleigh”, ka thënë ajo.

    Ish-Zonja e Parë, Michelle Obama, e mori gjithë vëmendjen në ditën kur u bë inaugurimi i presidentit të ri amerikan Joe Biden me veshjen e saj të mrekullueshme ngjyrë vishnje.

    Fotografitë, që u shpërndanë para disa orëve, kanë marrë miliona pëlqime dhe komente – të cilat janë duke u rritur vazhdimisht.

1 / 5