E hënë, 10 maj 2021
  • Rrobat ‘oversized’ i zgjedhin dhe vajza të holla. Dhe duken kaq ‘cool’

    Kur vjen puna tek veshjet, stili apo gjëra të ngjashme, menjëherë i kthejmë sytë nga personazhet publikë. Sot kemi ndaluar tek 3 prej tyre, Jona Spahiu, Dafina Zeqiri dhe Dojna Mema. Do thoni ju, çfarë mund t’i bëjë bashkë këta tre emra… Epo ja që kanë një dashuri të përbashkët për veshjet oversized në përditshmërinë e tyre (megjithëse asnjëra nuk ka defekte në fizik për të fshehur).

    Ky stil ka vite që promovohet dhe nuk janë pak vajzat që e kanë përzgjedhur, por këtë vit kur pandemia na mësoi me rehatllikun e tutave, e xhinseve të lirshme, apo hoodies që nuk po i heqim dot nga trupi, këto tre vajza të ekranit, i kemi parë shpesh të veshura me këtë stil.

    Jona Spahiu, ka ndër të tjera veshje goxha të gjera, të cilat i kombinon me atlete. Megjithatë në ekran ka krejt tjetër natyrë në stilimin e vetes.

    Dojna po ashtu, megjithëse pak më e ëmbël në përzgjedhjet e veshjeve, në përditshmëri nuk i ndahet xhinseve të gjera dhe hoodies.

    Nga ana tjetër, Dafinën as nuk e ndajmë dot nga imazhi i veshjeve si djal, që i rrinë mjaft mirë dhe profilit të saj profesional me këngë që janë shpesh pranë rrepit në stil. Sigurisht që kemi parë edhe anën seksi të Dafinës sidomos në klipe, por ne mendojmë se me tuta të lirshme është më shumë vetja.

    Po ju do e kopjonit stilin e këtyre vajzave?

2 / 9