E premte, 19 prill 2024
  • Bashkë me lulet duhet të çelin edhe flokët dhe të lyhen rozë

    Sot kemi ndaluar tek ngjyra rozë si ndryshimi që i duhet flokëve tuaj dhe jo rrallë është promovuar nga personazhet publikë të huaj dhe shqiptarë.

    Duket sikur është një ngjyrë për më të guximshmit, por nuk kemi pse të jemi kaq të prerë në këtë pikë. Ka shumë kombinime dhe ngjyra që mund t’i lënë hapsirë për të guxuar edhe atyre që nuk janë mësuar të bëjnë eksperimente të tilla.

    2021-i është plot me ide për verën dhe pranverën edhe për modelet e flokëve. Me ngjyrën rozë dhe nuanca të tjera të saj, mund të luani të gjitha.

    E nëse do e ndani mendjen të bëni një ndryshim të madh tek vetja, ky është momenti i duhur. Por para se të vendosni, hidhini një sy këtyre fotove.

1 / 9