E enjte, 18 prill 2024
  • Bllokimi i kanalit të Suezit/ Qindra anije në radhë, dalin fotot nga hapësira

    Anija me përmasat e Empire State Building, që po bllokon kanalin e Suezit, mund të shihet nga hapësira, thotë the Sun.

    Mëngjesin e së martës, gjiganti 200 mijë tonësh, Ever Given u anua në mesin e një stuhie të fortë rëre dhe erërash të fuqishme, duke bllokuar njërën prej rrugëve kryesore të tregtisë detare në botë në të gjithë gjerësinë e saj. Përpjekjet fillestare ndihmuan që anija të çlirohej pak, por ajo ende nuk është drejtuar.

    Anija 400 metra e gjatë, që do të thotë se ka një gjatësi edhe më të madhe se kulla Eiffel, mund të shihet në pamjet satelitore, së bashku me anijet më të vogla dhe rimorkiatorët që po përpiqen të lirojnë rrugën. Bllokimi ka bërë që 150 anije të tjera që po tentonin të hynin në kanalin e ngushtë detar, të mbeten prej tre ditësh në zonë pa mundur të avancojnë.

    Në kanalin 120 miljesh të Suezit kalon çdo ditë 30% e mallrave të globit që lëvizin në rrugë detare, si dhe sasi të mëdha nafte nga Lindja e Mesme.

2 / 5