E enjte, 18 prill 2024
  • Alkool dhe asnjë distancë sociale, eksperiment me 6 mijë të rinj në Britani

    Një eksperiment social me rreth 6 mijë të rinj është bërë në Britaninë e Madhe. Ata kërcyen, pinë alkool dhe qëndruan pranë njëri-tjetrit pa distancë sociale dhe pa maska.

    Të rinjtë bënë teste para dhe pas eventit dhe do të mbikëqyren në ditët në vijim nga Sistemi Kombëtar i Shëndetit (NHS).

    “Koncerti eksperimental” nga banda Blossoms është një ngjarje pilot e planit të qeverisë britanike për të dalë nga pandemia.

    Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock tha më herët se rezultatet e koncertit “do të na ndihmojnë të sigurojmë që eventet e mëdha në të ardhmen të mbahen në mënyrë të sigurt”.

    Kjo ngjarje rrit më tepër shpresat e organizatorëve dhe të publikut që koncertet do të kthehen për të shpëtuar sezonin turistik që po troket.

1 / 7