E premte, 19 prill 2024
  • Nga burri i veshur si nuse te vajzat që heqin takat në mes të rrugës, festa e “çmendur” e të rinjve

    Menjëherë pasi Britania e Madhe liroi masat anti-Covid, të rinjtë britanikë rinisën festat e tyre të “çmendura” gjatë fundjavës. E kështu ka ndodhur edhe mbrëmjen e së shtunës, ku ata kanë mbushur klubet.

    Festën më të madhe e bënë tifozët e Chelsea-s pas fitores në Ligën e Kampionëve. Mbështetësit e klubit u fotografuan teksa festonin në rrugët e Londrës.

    Qendrat e qytetit duke përfshirë Leeds dhe Birmingham kanë qenë veçanërisht të ngarkuara. Siç shihet edhe nga imazhet e postuara nga mediat britanike, vajzat në Broad Street të njohura të Birminghamit, përfunduan natën duke hequr këpucët me taka para se të shkonin në shtëpi.

    Ndërkohë një burrë u shfaq i veshur si nuse dhe nuk e pati aspak problem që të pozonte para aparatit fotografik.

    Të gjithë shfaqen të qeshur dhe të përqafuar me njëri-tjetrin, duke harruar kështu ditët ku nuk mund të dilnin për të festuar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

1 / 7