E martë, 16 prill 2024
  • Me fustane të shkurtra e të shtrira në tokë, festa e “shthurur” e të rinjve

    Të rinjve britanikë dhe jo vetëm iu dha drita jeshile e shumëpritur për të festuar klubeve të natës në Uells, për herë të parë pas 16 muajsh që ishin të mbyllura për shkak të masave strikte që u morën për Covid-19.

    Mediat britanike kanë publikuar fotografi nga fundjava, ku vihet re se qytetarët e etur për festa, u mblodhën në grupe dhe dolën rrugëve të qytetit për të shijuar lirinë që me zor e prisnin.

    Nga e shtuna, të gjitha kufizimet që ishin vënë për frenimin e pandemisë së koronavirusit u hoqën në Uells. Si pasojë të gjitha bizneset, përfshirë klubet e natës, iu dha liria që të mirëprisnin klientët e tyre.

    E për të festuar këtë liri, qindra njerëz u mblodhën në rrugët e Swansea mbrëmë, ku festuan me nga një pije alkoolike. Siç shihet edhe nga pamjet, jashtë klubeve ishin krijuar radhë të gjata me njerëz që prisnin të hynin brenda.

    Gjithashtu disa persona u panë teksa shijonin ushqimin jashtë, e disa të tjerë që festonin si të “çmendur” këtë liri që e prisnin nga 16 marsi i vitit 2020.

1 / 8