Lëshohet me qira shtëpia me muralet e diktatorëve më famëkeq të historisë - Bota Sot
E enjte, 13 gusht 2020
  • Lëshohet me qira shtëpia me muralet e diktatorëve më famëkeq të historisë

    Është lëshuar me qira një shtëpi luksoze në Londër, që ka një mural gjigant të Saddam Husseinit në banjë.

    Ky lider famëkeq është në mesin e shumë të tjerëve që ndodhen në objektin e banimit, për të cilin duhet të paguhen rreth 40 mijë euro në muaj.

    Mao, Lenini dhe Stalini janë në mesin e prijësve që ndodhen në pesë dhoma gjumi, tri hapësira pushimi dhe në pesë banja gjigante.

    Pos portreteve, në shtëpi ka edhe dekorime të shumta, si statuja dhe figura që kanë bazë komuniste.

1 / 10