Suitë... në avion! - Bota Sot
E enjte, 06 gusht 2020
  • Suitë... në avion!

    Qatar Airways ofron tashmë në avionët e saj për herë të parë dhe krevate dopion në klasin e biznesit.

    Quhet Qsuite, dhe u jep mundësinë pasagjerëve që dy kolltuqet e mesit t’i kthejnë në një krevat të plotë duke e ndarë me panele për të krijuar një dhomë gjumi private me dy ekrane televizorësh.

    Kjo iniciativë është e para në botë për këtë industri dhe duket se do të jetë një precedentë për kompanitë rivale.

    Përveç kësaj, deri në 4 pasagjerë mund të udhëtojnë bashkë dhe të transformojnë kolltuqet për të krijuar një zonë private, kështu që familjarë, miq apo koleg mund të darkojnë, të rinë bashkë por dhe të punojnë.

1 / 6