Pas fëmijëve të pasur, tani në Instagram janë edhe prindërit e tyre – shikoni çfarë jete luksoze bëjnë - Bota Sot
E premte, 07 gusht 2020
  • Pas fëmijëve të pasur, tani në Instagram janë edhe prindërit e tyre – shikoni çfarë jete luksoze bëjnë

    Pas suksesit të fëmijëve të pasanikëve në Instagram, tani prindërit e tyre kanë vendosur të hapin një profil “Rich Parents of Instagram” i cili ka mbi 61 mijë ndjekës.

    Në profilin e lartpërmendur shfaqet jeta luksoze e prindërve të pasur, ndërsa imazhet me fëmijët e tyre janë shumë të rralla.

    Prindërit e pasur të Instagramit janë duke u munduar të imitojnë fëmijët e tyre të cilët nga ata kërkojnë gjithçka. Ata madje vozisin vetura e njëjta.

    Ata gjithashtu nuk hezitojnë të pozojnë pranë vilave luksoze, aeroplanëve privatë dhe të veshur me rroba të markave të njohura botërore.

    Por, nuk mungojnë pozat me para dhe me shishe të shtrenjta me shampanjë.

1 / 10