Ideale për çdo shtëpi: Idetë e shkëlqyeshme për vendosjen e luhatëses në dhomë! - Bota Sot
E premte, 18 tetor 2019
  • Ideale për çdo shtëpi: Idetë e shkëlqyeshme për vendosjen e luhatëses në dhomë!

    Vendoseni një afër dritares dhe kënaquni me pamjen, duke ëndërruar dhe fantazuar.

    Luhatëset janë ideale për cilindo eksterier tuajin – ato ofrojnë vibracione relaksuese dhe ju japin rastin që të qetësoheni çdo ditë, sikur të ishit në pushim të zgjatur vjetor.

    Megjithatë, luhatëse mund të vendosen edhe brenda shtëpisë. Varja e një luhatëseje të këtillë në hapësirë të mbyllur është ide e shkëlqyeshme për cilëndo pjesë të shtëpisë suaj, nga dhoma e ndenjës deri te dhomat e fëmijëve, sepse dhomat janë vende në të cilat qëndrojnë dhe luajnë fëmijët.

    Nëse keni enterier në stil bohemi, rural, tropikal apo thjesht për të pushuar, zgjidhni luhatësen e cila do të jetë e përshtatshme. Krijoni një kënd të rehatshëm në një vend të cilin do t’ia kushtoni kënaqjes me ndihmën e luhatëses, me disa saksi me bimë të gjelbra dhe me romanet tuaja të preferuara.

    Në shtëpitë formale, bashkëkohore dhe minimaliste, luhatëset fitojnë popullaritetin e vet, sepse pikërisht aty më së shumti vijnë në pah, duke vënë theksin në kontrastet midis tyre dhe pjesëve të tjera të mobilieve.

    Duke e varur luhatësen në një hapësirë të tillë do ta bëni shumë më pak formale dhe të këndshme për qëndrim, mirëpo edhe përfundimisht të pazakonshme.

    Luhatëset në formë karrigeje janë edhe një ide fenomenale për enterier dhe eksterier, ndërkaq shumica do të thonë që ato janë shumë më të rehatshme se format e karrigeve tradicionale.

    Zbukuroni këndin tuaj për lexim me karrige të këtillë në vend të asaj të zakonshme dhe do të krijoni portalin tuaj për vendin e ëndrrave.

    Varni disa luhatëse në dhomën e fëmijëve dhe jemi të bindur që vogëlushëve menjëherë do t’u bëhen pjesë të dashura të shtëpisë suaj.

    Vendosni një luhatëse afër dritares dhe kënaquni duke ëndërruar dhe fantazuar.

    Gjë e mirë është që as luhatëset as kolovajzat nuk e zënë hapësirën e dyshemesë, andaj lehtë mund t’i vendosni në çdo shtëpi.

1 / 5