Ozil refuzoi Interin

Futboll

Ozil refuzoi Interin

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 08:05
Mesut Ozil

Mesut Ozil ka refuzuar një kalim te Inter.

Raportet në Gjermani deklarojnë se mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, ka hedhur poshtë një mundësi për t’u transferuar te Inter në vitin e kaluar.

30 vjeçari gjatë vitit të kaluar ka qenë në bisedime me Arsenalin për vazhdimin e kontratës, e cila skadonte në qershor të këtij viti.

Në janar, Ozil nënshkroi kontratë të re me Arsenalin deri në vitin 2021, për t’u bërë lojtari më i paguar te ‘Gunners’, por sipas SportBild, i larguari nga Kombëtarja e Gjermanisë ka refuzuar një ofertë të Interit në vitin 2017.

Ozil është pjesë e Arsenal që nga viti 2013, kur ishte transferuar nga Real Madrid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat