Emery: Ishte vendim taktik, s’kam probleme me Ozilin

Futboll

Emery: Ishte vendim taktik, s’kam probleme me Ozilin

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 08:18
Mesut Ozil

Unai Emery pranon se e ka lënë jashtë fushës Mesut Ozilin në ndeshjen e mbrëmshme kundër Tottenham Hotspurs në kuadër të Carabao Cup.

Mesfushori nuk arriti të paraqitej për asnjë minutë në humbjen 2:0 ndaj rivalit lokal.

“Është një vendim taktik sepse mendova se lojtarët që ishin me ne sot ishin zgjedhjet më të mira për këtë ndeshje”, tha trajneri.

I pyetur nëse Ozil ishte në Emirates për lojë, Emery vazhdoi “Po. Ne jemi duke menduar për çdo lojtar, kemi 24 ose 25 lojtarë dhe kur luajnë një ndeshje dhe jo në tjetrën, është vendim taktik”.

“Fokusi im tani është të analizoj këtë ndeshje dhe takimi i së shtunës kundër Burnleyt është shumë i rëndësishëm. Do të vlerësojmë çdo lojtar. Unë mendoj për ndeshjen e së shtunës dhe nuk mendoj për një situatë tjetër”, tha spanjolli.

Turko-gjermani javëve të fundit nuk po gjen vend në formacionin sartues duke bërë të dyshohet se ka humbur besimin e Emeryt.

Ndryshe, 30-vjeçari deri më tani ka pasur 153 paraqitje për londinezët dhe ka shënuar 30 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat