Bayern Munich e transferon për 85 milionë euro yllin e Atleticos

Futboll

Bayern Munich e transferon për 85 milionë euro yllin e Atleticos

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 08:42
Lucas Hernandez

Bayern Munich janë të gatshëm të thyejnë rekordin e klubit në tregun e transferimeve në afatin kalimtar të janarit.

Kampionët e Bundesligës pritet të kompletojnë transferimin e mbrojtësit të Atletico Madrid, Lucas Hernandez.

Mediet e huaja raportojnë se Bayern Munich do të paguajë klauzolën e lojtarit prej 85 milionë euro.

22 vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë gjashtë vjeçare me Bayern Munich.

Lucas Hernandez, i rritur në Atletico, i është bashkuar skuadrës së parë që nga viti 2014, dhe deri më tani ka regjistruar 57 paraqitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat