Interit i dalin problemet e para me Icardin

Futboll

Interit i dalin problemet e para me Icardin

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 10:21
Mauro Icardi

Kanë dalë problemet e para mes Interit dhe Mauro Icardit në bisedimet për kontratën e re.

Mediet në Itali raportojnë se ekziston një pengesë në bisedimet për kontratën e re, shkaku i një klauzole në kontratën aktuale të argjentinasit.

Në kontratën aktuale, ekziston klauzola e lirimit, me të cilën argjentinasi mund të largohet nga Inter në dy javët e para të korrikut, nëse një skuadër ofron 110 milionë euro për shërbimet e tij.

Kjo pikë është paraqitur edhe si pengesë në bisedimet për kontratën e re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat