Marca raportonte se klubi gjerman ka arritur marrëveshjen me kampionin e botës

Futboll

Marca raportonte se klubi gjerman ka arritur marrëveshjen me kampionin e botës

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 10:28
Lucas Hernandez

U publikua një lajm i bujshëm në Spanjë, sipas të cilit mbrojtësi Lucas Hernandez në janar do të lërë Atletico Madridin për Bayernin.

Marca raportonte se klubi gjerman ka arritur marrëveshjen me kampionin e botës dhe do të paguajë në janar klauzolën e prishjes së kontratës, që është 85 milionë euro. 

Megjithatë, duket se Atletico nuk do të lëshojë pe aq lehtë, sepse sot ka dalë me një deklaratë zyrtare për mediat, ku sqaron lajmin e djeshëm. 

"Në lidhje me lajmin e publikuar nga Marca, rreth largimit të Lucas Hernandez drejt Bayernit, Atletico dëshiron të sqarojë se ka biseduar me futbollistin dhe Lucas ka mohuar çdo marrëveshje. Gjithashtu, lojtari na ka konfirmuar se dëshiron të qëndrojë në Madrid. 

Duke marrë në konsideratë marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy klubeve, edhe Bayern ka mohuar zyrtarisht një operacion të tillë, në një bisedë mes drejtuesve".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat