Flet për herë të parë pas shkarkimit

Futboll

Flet për herë të parë pas shkarkimit

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 11:49
Mourinho

Jose Mourihjo është rikthyer pranë familjes në Londër, por shëtitja e tij e parë si ish trajneri i Manchester Utd nuk mund të mos shoqërohej nga vëmendja e paparacëve dhe reporterëve që e prisnin një rrugë larg shtëpisë së tij. Megjithatë, portugezi nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, duke dhuruar spektaklin e zakonshëm në 34 sekondat që Geri Kotërhill (gazetari i “Sky Sports”) e shoqëroi me mikrofon në dorë, duke e penguar të ecte i qetë për t’i marrë një reagim të parë pas shkarkimit nga United.

A mund të vazhdojë të eci apo jo, nuk ke pse më falënderon? Po sigurisht, është një mëngjes shumë i bukur.

Keni për të thënë ndonjë gjë për 24 orët e fundit?

Jo, ti më njeh… më lër të eci…

Vendi i dytë sezonin e shkuar, dy kupa…

Më lër të eci, nuk kam asgjë për të thënë. Ti më njeh mua. Nëse do të ecësh me mua, le të shkojmë te Batersi (lagje ikonë në Londër). Nuk ka asnjë problem për mua.

Ndonjë plan për të ardhmen?

Nuk kam asgjë për të thënë.

Faleminderit Jose!
Mirupafshim!

Por Geri nuk u dorëzua dhe e priti edhe në kthim. Këtë herë u dorëzua edhe portugezi, duke pranuar të flasë për herë të parë pas shkarkimit. Geri, mendoj se ti më njeh dhe unë nuk ndryshoj. Dhe ajo që bëra kur lash Chelsea për shembull, është e njëjta gjë që do bëj edhe tani. Mbaj vetëm gjërat pozitive dhe nuk flas për diçka që ka ndodhur në klub. Mund të flasim për shumë gjëra, mund të flasim për gjërat negative, por ky nuk jam unë. Tani mbaroi dhe Manchester Utd ka një të ardhme pa mua dhe unë kam një të ardhme pa Junajtid. Pse duhet të flas më shumë tani? Edhe në lidhje me tifozët apo ndjenjat e mia. Mori fund. Kështu kam qenë gjithnjë unë. I kam kritikuar gjithnjë trajnerët që largohen nga klubet dhe flasin për detajet se çfarë ka ndodhur apo kush e ka fajin. Por ky nuk jam unë. Unë thjesht dua që të mbyllet ashtu siç ndodhi dje dhe më pëlqen të them se loja përfundoi. Dhe shpresoj që ju mediat ta respektoni këtë mënyrë se si jam gatuar unë. Derisa të rikthehem në futboll mendoj se kam të drejtën të jetoj jetën time, ashtu siç jam duke e bërë tani. Kjo është gjithçka dua të bëj. Manchester Utd është e shkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat