Mesazhi i Shaqirit

Futboll

Mesazhi i Shaqirit

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 12:27
Shaqiri

Ylli zviceran me origjinë shqiptare i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, në një intervistë me faqen zyrtare të Liverpoolit, i ka këshilluar tifozët e tij që të mos i lënë asnjë ditë anash stërvitjet e këmbëve, duke thënë se ato i kanë ndihmuar të luajnë më mirë në një ligë të vështirë si Premierliga.

Shaqiri ishte vendimtar në ndeshjen kundër Manchester Unitedit, kur u aktivizua në ndeshje vetëm nga minuta e 70-të, por arriti t’i shënojë dy gola, të cilat ia siguruan vendin e parë në tabelën e Premierligës skuadrës së Jurgen Kloppit.

“Sidomos këtu në Angli, është shumë e vështirë të luash në Premier League dhe duhet të jesh më i fortë. Natyrisht, unë jam i lumtur, faleminderit Zotit, ai ma dha këtë aftësi ose këtë fuqi në këmbët e mia”, ka thënë Shaqiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat