Rummenigge deklarohet për Hummelsin

Futboll

Rummenigge deklarohet për Hummelsin

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 12:59
Rummenigge deklarohet për Hummelsin

Presidenti i Bayern Munih, Karl-Heinz Rummenigge gjatë një interviste foli për merakton që pritet të zhvillojë klubi në janar. Numri një i bavarezëve pohoi se shoqëria është një fazë ku po studion me kujdes lëvizjet që do të bëjë gjatë janarit. I pyetur rreth interesimit të Lucas Hernandez, ai shtoi se për momentin asnjë nuk mund të konfirmojë apo të përgënjështojë ndonjë gjë pasi nuk kanë asgjë konktrete. 63-vjeçari pohoi se nëse do të vendosin për Hernandez më parë do të bisedojnë me Atletico Madrid që zotëron kartonin e lojtarit. Sa i takon të ardhmes së Hummels, Rummenigge deklaroi se mbrojtësi do të qëndrojë edhe për pjesën e dytë të kampionatit dhe se për këtë kanë biseduar edhe me trajnerin Kovaç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat