Fitorja për Skënderbeun në këto vitet e fundit ka qenë gjithmonë një detyrim

Futboll

Fitorja për Skënderbeun në këto vitet e fundit ka qenë gjithmonë një detyrim

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 13:00
Fitorja për Skënderbeun në këto vitet e fundit ka qenë gjithmonë një detyrim

Fitorja për Skënderbeun në këto vitet e fundit ka qenë gjithmonë një detyrim, por që do të shndërrohej në të domosdoshme pak kush e mendonte në fillim të kampionatit, aq më tepër pas fillimit të kampionatit nga ana e korçarëve që u duk se dhe këtë vit kishin një marsh më shumë se të tjerët. Por rezultatet e javëve të fundit, fakti që nuk fitojnë prej 4-javësh, ku kanë 3 humbje radhazi dhe kanë rrëshkitur në vendin e katërt e bën tashmë suksesin ndaj Kamzës, të vetmin rezultat që kërkohet prej tyre. Nuk është se ndryshon shumë situata as te Kamza në fundin e klasifikimit. Në Vlorë u mundën nga një episod ndërkohë që suksesi i drejtëpërdrejtë me Luftëtarin bëri që skuadra të mos humbiste terren me ekipet që luftojnë për mbijetesë. Gjithsesi fakti që gjirokastritët fituan në Korçë tanimë dhe për Kamzën e shndërron suksesin ndaj kampionëve në fuqi në një detyrim. Në sezonin e tij te Kukësi, Gjoka si trajner nuk humbi asnjëherë por tani nuk është se ka një ekip po aq solid sa verilindorët në dispozicion gjithsesi dhe vetë futbollistët e Kamzës por dhe Gjoka e dinë mirë se fitorja është një rezultat që nevojitet me patjetër pasi rrezikon të izolohet javë pas jave në fund dhe më pas rekuperimi i pikëve mund të bëhet i vështirë. Në fillim të sezonit si te Kamza ashtu dhe te Skënderbeu ndoshta kishin bërë të tjera plane, por tanimë sfida mes tyre është shndërruar domosdoshmërisht në një 90-minutësh, që duhet fituar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat