Gabigolin e kërkojnë edhe në Premier Ligë

Futboll

Gabigolin e kërkojnë edhe në Premier Ligë

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 14:17
Gabigol

Sulmuesi brazilian ende nuk ka vendosur se ku do të luajë nga muaji janar.

Me përfundimin e huazimit te Santosi më 31 dhjetor, Gabigol, pritet të rikthehet te Interi, skuadër që zotëron dhe kartonin e tij. Megjithatë ai nuk duket se ka vend në ekipin e Luciano Spallettit.

Shumë ekipe braziliane kanë shprehur interesim për futbollistin, por vështirë se lojtari do të qëndrojë atje, pasi kërkohet edhe nga skuadra evropiane, me në krye West Ham United.

Skuadra e drejtuar nga Manuel Pellegrini ka nisur menjëherë bisedimet me drejtuesit zikaltër, të cilat mesa duket po shkojnë shumë mirë dhe me shumë mundësi 22-vjeçari do ta vazhdojë karrierën në Angli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat