Dembele vazhdon të jetë lojtari i Barcelonës

Futboll

Dembele vazhdon të jetë lojtari i Barcelonës

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 17:06
Dembele vazhdon të jetë lojtari i Barcelonës

Ousmane Dembele vazhdon të jetë lojtari i Barcelonës që pushton faqet e para të portaleve.  Siç raporton Radio Marca, sulmuesi i jep një rrogë mujore 15.000 euro shokut të ngushtë Moustapha Diatta.

Dhe çfarë duhet të bëjë ai për këtë shumë? Të luajë Play Station me Dembele dhe ta mbajë afër.

Por Diatta nuk është i vetmi, thuhet se Dembele paguan edhe një mik tjetër për shërbime të njëjta. 

Dembele dhe Diatta njihen që të vegjël dhe Diatta e ka shoqëruar kampionin e botës edhe kur ai ishte te Borussia Dortmund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat