Milan përballet me Monacon për shërbimet e Cesc Fabregas

Futboll

Milan përballet me Monacon për shërbimet e Cesc Fabregas

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 18:55
Cesc Fabregas

Milan do të përballet me një betejë për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Chelsea, Cesc Fabregas, pasi që lajmet e fundit thonë se edhe Monaco janë të interesuar për shërbimet e tij

Kuqezinjtë janë gati për të nënshkruar me spanjollin në janar, me kontratën e tij që skadon në fund të sezonit.

Megjithatë, skuadra nga Premier Liga ka kërkuar më shumë se 10 milionë euro për të, derisa Milan nuk mund të paguajë më shumë se tetë milionë euro.

Siç raporton Gazzetta dello Sport, Monaco janë të interesuar për lojtarin, përderisa po kërkojnë një lojtarë më përvojë që mos të binë nga Ligue 1 këtë sezon.

Skuadra nga principata po ashtu dëshiron që ti jap Fabregasit pagë 5 milionë euro për sezon, e cila është shumë më e lehtë për Monacon sesa për Milanin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat