Ish futbollisti i mirënjohur i Dinamos nga Zagrebi dhe Milanit, ka emocionuar me një fjalë në solemnitetin që u organizua sonte në hotelin Emerald në Prishtinë, me rastin e shpalljes së futbollistit më të mirë të Kosovës. Legjenda kroate ka emocionuar me një fjalë kur thotë se ka ardhur në Prishtinë për ta nderuar legjendën e Kosovës. “Ndjehem krenar që po marr pjesë në këtë mbrëmje për ta nderuar FIFA, por në veçanti Fadil Vokrrin. Një shtet që i qëndron prapa futbollit e ka të sigurt të ardhmen”, tha Boban.