Disa futbollistë “bojkotuan” ndarjen e çmimeve të FFK-së

Futboll

Disa futbollistë “bojkotuan” ndarjen e çmimeve të FFK-së

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 00:14
Disa futbollistë “bojkotuan” ndarjen e çmimeve të FFK-së

Sonte në Prishtinë janë ndarë çmimet për më të mirët në futboll në Kosovë, si për Kombëtaren ashtu edhe për lojtarët më të mirë të Superligës së Kosovës

 

Zeneli u shpall lojtari më i mirë i Kosovës për vitin që lamë pas, derisa lojtari më i mirë i Superligës së Kosovës u shpall Xhevdet Shabani.

Për çudi, pikërisht Xhevdet Shabani nuk ishte i pranishëm në këtë ngjarje.

Shabani, që mbrojti ngjyrat e Dritës, është shpallur futbollisti më i mirë i Superligës ku u zgjodh nga votat e 20 redaksive të sportit në Televizionet, Radiot, Gazetat dhe Portalet.

Përpos Xhevdet Shabanit të Dritës në këtë mbrëmje ka munguar edhe Mendurim Hoti i Feronikelit dhe Leutrim Bekteshi i Prishtinës, e të cilët ishin votuar si lojtarët më të mirë në formacionin e Superligës për vitin 2018.

Nuk janë sqaruar arsyet e mungesave të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat