Chelsea dhe Milani në bisedime për shkëmbimin Higuain-Morata

Futboll

Chelsea dhe Milani në bisedime për shkëmbimin Higuain-Morata

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 08:29
Higuain-Morata

Maurizio Sarri ende kërkon nga Chelsea të nënshkruajë me Gonzalo Higuainin, aktualisht në huazim nga Juventusi te Milani, ndërsa Alvaro Morata të shkojë në anën tjetër.

Sipas mediumit italian Sky Sport Italia, Chelsea nuk ka hequr dorë plotësisht nga përpjekjet e tyre të verës për të ribashkuar Higuain me trajnerin e tij të vjetër te Napoli, Sarrin.

Skuadra nga Stamford Bridge do të jetë e gatshme të marrë Pipitan në huazim me mundësi blerje, duke blerë në mënyrë efektive gjashtë muajt e fundit të marrëveshjes së Milanit me Juventusin.

Argjentinasi sapo ka mbushur 31 vjet këtë muaj dhe po e vështirëson Milanin, pasi Rossonerët paguan 18 milionë euro për huazimin, me opsion blerje për 36 milionë euro.

Problemet e Milanit me kufizimet e UEFA-s dhe Fair Play Financiarit gjithashtu nënkuptojnë se ata mund të dërgojnë Higuainin përsëri në Juve më parë se sa është menduar.

Ai mund të zgjidhë dy çështje, pasi Sarri do të kishte një sulmues i cili tashmë e di dhe i përshtatet stilit të tij të futbollit, ndërsa Morata do t’i jepte fund makthit të Ligës Premier dhe do të kthehej në Serie A.

Milani tashmë ishte përpjekur të nënshkruante me Moratan para se të merrte Higuainin gjatë verës, kështu që ai do të bashkohej me Rossonerët.

Ndryshe, Morata gjatë ditëve të fundit thuhet se i është ofruar edhe Barcelonës, pasi nuk po kalon aspak ditë të lumtura në Angli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat