Reali nuk dorëzohet, kjo është oferta e radhës për Hazard

Futboll

Reali nuk dorëzohet, kjo është oferta e radhës për Hazard

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 08:46
Eden Hazard

Real Madrid assesi nuk e ka ndërmend të heq dorë nga ylli i Chelsea, Eden Hazard.

‘Los Blancos’ po konsideron ofrimin e Iscos te Chelsea, në këmbim te Eden Hazard.

Lajmi bëhet i ditur nga ‘El Gol Digital’, që thotë se Florentino Perez dëshiron të rikthejë spektaklin në ‘Santiago Bernabeu’, që ka humbur së fundi me largimin e Cristiano Ronaldos.

Fillimi i sezonit 2018/2019 nuk ishte ndër më të mirët për Real Madrid, që e nisi pa Cristiano Ronaldon dhe Zinedine Zidanen.

Starti aspak i mirë në këtë sezon, bëri që Perez të shkarkoi Julen Lopetegui, për të emëruar Santiago Solarin, i cili po kërkon titullin e parë me Real Madrid, në Kupën e Botës për Klube.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat