Shaqiri: Mund të bëni shaka me të

Futboll

Shaqiri: Mund të bëni shaka me të

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 10:53
Shaqiri: Mund të bëni shaka me të

Marrëdhënia e Xherdan Shaqirit me Jürgen Kloppin është fondamentale në startin e mrekullueshëm të shqiptarit me Liverpoolin.

Shaqiri ia dhuroi tri pikë “Redsave” ditë më parë duke shënuar dy gola në fitoren 3:1 ndaj Manchester Unitedit, për të shkuar në 5 pas 17 paraqitjeve me ekipin e Kloppit.

Pas formës së mirë të shqiptarit, qëndron Klopp, që po e motivon atë në mënyra të ndryshme – edhe pse nuk është titullar i rregullt.

“Trajneri, për mua, është gjëja më e rëndësishme”, tha numri 23.

“Gjithashtu edhe për transferimin, ai donte që unë të vij këtu dhe në fillim ne kishim disa biseda të mëdha, edhe biseda qesharake!”.

“Ndihem mirë me të, është e rëndësishme të kesh marrëdhënie të mirë me trajnerin”.

“Më pëlqen sepse është shumë modest, njeri me karakter të mirë dhe mund të bëni shaka me të, por në anën tjetër duhet të bëni paraqitje të mira”.

“Më e rëndësishmja është që të arrijmë suksese së bashku dhe shpresoj që do t’ia dalim dhe të fitojmë sa jemi bashkë në Liverpool”, shtoi mes tjerash Shaqiri për Liverpool TV.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat