Shaqirit ia hedhin fajin për shkarkimin e Mourinhos

Futboll

Shaqirit ia hedhin fajin për shkarkimin e Mourinhos

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 16:20
Xherdan Shaqiri

Futbollisti shqiptar ka zbuluar mesazhet që ka pranuar pas shkarkimit të trajnerit portugez.

Xherdan Shaqiri me dy gola në derbin e madh anglez i dha Liverpoolit fitoren prej 3-1 ndaj Manchester United të dielën e shkuar. Pas kësaj disfate United vendosi ta shkarkonte trajnerin Jose Mourinho.

Në një intervistë për The Guardian, Shaqiri ka zbuluar se ka marrë shumë mesazhe ku atë e kanë bërë si shkaktarin që portugezi nuk është më trajner i Djajve të Kuq.

“Kam marrë shumë mesazhe kur doli lajmi. Të gjithë më thonin që e kisha unë fajin për këtë”.

“Nuk mendoj se shkarkimi erdhi për humbjen ndaj nesh. Kishte disa arsye të tjera”, theksoi Shaqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat