The Guardian: Luka Modric lojtari më i mirë i vitit 2018

Futboll

The Guardian: Luka Modric lojtari më i mirë i vitit 2018

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 16:49
Luka Modric

Gazeta e famshme britanike “The Guardian” ka zbuluar listën prej 100 lojtarëve më të mirë për vitin 2018 në futboll, dhe vendi i parë i takon mesfushorit kroat të Real Madridit, Luka Modric.

Një panel prej 225 ekspertëve nga 69 shtete kanë vendosur që Modric të jetë lojtari më i mirë.

Pas Modricit, i cili fitoi Topin e Artë këtë muaj, i dyti radhitet Cristiano Ronaldo, pastaj Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe i pesti Mohamed Salah.

Listën e plotë të 100 futbollistëve mund ta gjeni këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat