Edhe disa vite në Bayern

Futboll

Edhe disa vite në Bayern

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 17:40
Karl-Heinz Rummenigge

Bayerni Munihut ka konfirmuar Karl-Heinz Rummenigge në rolin e presidentit deri në vitin 2021. Shoqëria bavareze komunikoi këtë të premte se është arritur marrëveshja me 63-vjeçarin për ta zgjatur edhe dy vite të tjera bashkëpunimin, me kontratën që i skadonte në vitin 2019. “Gjatë 16 viteve të fundit ka qenë kompetent në detyrën e tij, ndaj jemi të sigurt që është njeriu i duhur për sukseset e ardhshme të Bayernit”, shpjegohej në njoftimin për shtyp të klubit më të rëndësishëm gjerman. Bayerni lufton për të gjitha trofetë, si në kampionatin gjerman, për Kupë dhe në Champions League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat