Bushi: Si ne dhe Kosova jemi shqiptarë

Futboll

Bushi: Si ne dhe Kosova jemi shqiptarë

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 19:05
Bushi: Si ne dhe Kosova jemi shqiptarë

Alban Bushi, që drejton Shqipërinë U-21 në futboll, ka folur dhe për Kosovën.  Shqipëria do të përballet në kualifikueset e Europianit me ekipin Shpresa të Kosovës.

Bushi është më i ftohtë në këtë aspekt, pasi nuk e sheh si të tillë, pavarësisht ndjeshmërisë që ka kjo përballje. Bushi thotë se në fund të dyja skuadrat do të luftojnë për tre pikët.  “Mendoj që ndeshjen e ardhshme me Kosovën nuk do e quaj një derbi.

Tashmë jemi realist që Kosova është veç, ne jemi veç. Ndonjëherë ti luan me vëllain tënd dhe duhet të fitosh në ‘lagje’ dhe jo më me një ekip, që në fushë vlejnë 3 pikë. Janë një ekip i mirë. Si ne dhe Kosova jemi shqiptarë, por unë mendoj që të fitojë më i miri”, shprehet për telesport Bushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat