Lëndohet ylli i Realit para finales ndaj Al Ain

Futboll

Lëndohet ylli i Realit para finales ndaj Al Ain

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 20:46
Lëndohet ylli i Realit para finales ndaj Al Ain

Skuadra e Real Madrid nuk do të ketë në dispozicion për 3 javë mesfushorin e talentuar, 22-vjeçarin Marco Asensio.

Ai është dëmtuar gjatë ndeshjes që skuadra “merengues” luajti në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për klube ndaj japonezëve të Kashima Antlers. Asensio ka pësuar një problem muskulor në këmbën e djathtë dhe është larguar që sot për në Madrid, i shoqëruar nga mjeku Niko Mihic, ku do të kryejë nesër një rezonancë magnetike.

Për pasojë, Real nuk do të ketë në dispozicion Marco Asensio në finalen e Kupës së Botës për klube, ndeshje ku skuadra kampione e Evropës do të përballet me Al Ain, më 22 dhjetor. Asensio ishte dëmtuar edhe në ndeshjen e fundit në kampionat, ndaj Rayo Vallecano, por asgjë serioze. Por problemi u përsërit në sfidën e luajtur dy ditë më parë në Arabi, ndaj klubi vendosi të mos rrezikojë, por të lërë pushim lojtarin.

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, lojtari do të kryejë një vizitë më të specializuar në Madrid, ku do të mësohet shkalla e dëmtimit. Por konfirmohet se Marco Asensio do të qëndrojë të paktën 3 javë pushim, çka do të thotë se ai ka mbyllur para kohe 2018-ën dhe pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Solari vetëm në janar të vitit të ardhshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat