Vuajtje pa fund për Milan, ndaj Fiorentinës luan pa një repart

Futboll

Vuajtje pa fund për Milan, ndaj Fiorentinës luan pa një repart

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 22:08
Milan

Trajneri i Milan, Gennaro Gattuso është i detyruar të bëjë llogaritë me një emergjencë të re, kësaj here në mesfushë. Skualifikimet e Bakayoko dhe Kessie, si dhe dëmtimet, më i fundit ai i Bertolacci, kanë privuar skuadrën e Milan nga mesfusha.

Për sfidën e të shtunës kundër Fiorentinës, në fakt janë plot gjashtë futbollistët që nuk do të jenë në dispozicion të skuadrës kuqezi, për shkak skualifikimi (Bakayoko dhe Kessie) si dhe për shkak dëmtimesh (Biglia, Bonaventura, Borini dhe Bertolacci).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat