Dortmundi i kthehet fitores, mbetet lider në Bundesligë

Futboll

Dortmundi i kthehet fitores, mbetet lider në Bundesligë

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 22:25
Borussia Dortmund

Borussia Dortmund ka marrë një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Borussia Monchengladbachit në kuadër të xhiros së 17-të në Bundesligë të premten në “Signal Iduna park”.

Me këtë fitore Dortmundi mbetet në krye të renditjes me 42 pikë, nëntë më shumë se Monchengladbach në pozitën e dytë, ndërsa Bayerni ka pikë të njëjta me Monchengladbachin, mirëpo luan nesër ndaj Eintracht Frankfurtit.

Dortmundi pësoi humbje në javën e kaluar nga Fortune Dusseldorf, mirëpo sot mori fitore në shtëpi.

Jadon Sancho shënoi golin e parë në minutën e 42’, kurse tre minuta më vonë Christoph Kramer barazoi rezultatin në 1-1 dhe skuadrat shkuan në pushim 15-minutësh.

Marco Reus e dërgoi skuadrën e tij përsëri në epërsi për 2-1 në minutën e 54’, që ishte edhe rezultati final.

Në ndeshjen e ardhshme Dortmund luan si mysafir ndaj RB Leipzigit, kurse Monchengladbach e pret në shtëpi Magdeburgin në një ndeshje miqësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat