“Askush nuk mund ta ndalojë Messin, ai është më i miri i të gjitha kohërave”

Futboll

“Askush nuk mund ta ndalojë Messin, ai është më i miri i të gjitha kohërave”

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 23:32
Lionel Messi

Ish-ylli i Celta Vigos, Aleksandr Mostovoi ka thënë se Lionel Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.

Barcelona e pret në shtëpi nesër Celta Vigon në kuadër të xhiros së 17-të në La Liga.

“Askush nuk mundet ta ndalojë Messin, ai është më i miri i të gjitha kohërave”, ka thënë Mostovoi për Goal.

“Ai e ka përsëritur këtë për 10 vite me radhë. Shumë e krahasojnë atë me Maradonën e Cruyffin, por duket se Messi është më i miri në histori”.

Messi është pesë herë fitues i Topit të Artë, mirëpo në këtë vit ai përfundoi i pestë në listë për këtë çmim, të cilin e fitoi Luka Modric.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat