Ramos: Mourinho u largua nga Reali para pesë viteve, ju endi flisni për të

Futboll

Ramos: Mourinho u largua nga Reali para pesë viteve, ju endi flisni për të

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 23:38
Sergio Ramos

Sergio Ramos ka folur për thashethemet e fundi që lidhin Jose Mourinhon me një kthim në postin e trajneri pas pesë vjetëve.

Bordi i Real Madridit e mbështet fuqishëm Santiago Solarin, dhe nuk e ka ndërmend ta emërojë Mourinhon trajner të klubit.

“Unë nuk jam askush të caktoj se kush duhet të jetë trajner i Realit”, ka thënë Ramos.

“Ne jemi pa Mourinhon tash e pesë vite dhe ju ende flisni për të. Ne kemi mundësinë për ta fituar titullin dhe po bisedojmë për Mourinhon”.

“Një kapiten nuk i vendos trajnerët”.

Reali do të luajë nesër në finale për titullin e Kupës së Botës për klube ndaj AL Ain duke filluar prej orës 17:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat